RAJONI
2 minuta leximi
Radev: Bullgaria nuk po e bllokon rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Gjatë një vizite në Zagreb me ftesë të homologut të tij kroat, Zoran Millanoviq, Radev tha se Bullgaria ka pritur për tre vjet që Maqedonia e Veriut të përmbushë kriterin e barazisë ndaj bullgarëve dhe pakicave të tjera.
Radev: Bullgaria nuk po e bllokon rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Radev: Bullgaria nuk po e bllokon rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së / AA
14 Korrik 2025

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, tha se vendi i tij "nuk po e bllokon" rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se vendi fqinj nuk i ka përmbushur kriteret e Kopenhagenit për anëtarësim në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut.

Të hënën, gjatë një vizite në Zagreb me ftesë të homologut të tij kroat, Zoran Millanoviq, Radev tha se Bullgaria ka pritur për tre vjet që Maqedonia e Veriut ta përmbushë kriterin e barazisë ndaj bullgarëve dhe pakicave të tjera.

"Bullgaria nuk po e pengon Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane, por Republika e Maqedonisë së Veriut po ia bën këtë vetes, sepse ende nuk dëshiron t'i përmbushë kriteret e Kopenhagenit për anëtarësim - ndër të cilat është respektimi i diskutueshëm i të drejtave të njeriut dhe diskriminimi. Ne kemi pritur që Maqedonia e Veriut të përmbushë kriterin e barazisë ndaj bullgarëve, por edhe të pakicave të tjera që jetojnë në atë vend, për tre vjet. Nuk kemi kushte shtesë përveç atyre për të cilat është rënë dakord tashmë, por që ende nuk janë përmbushur", tha Radev në përgjigje të pyetjes së një gazetari.

Ai shtoi se këto janë kritere të ngjashme me ato të kërkuara për barazinë e kroatëve në Bosnjë e Hercegovinë.

Presidenti kroat Milanoviq, duke iu përgjigjur pyetjes për marrëdhënien midis Bashkimit Evropian (BE), Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit, theksoi se çështja e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve është një fushë e "marrëdhënieve intime që duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale".

Millanoviq dhe Radev diskutuan perspektivën evropiane të Ukrainës dhe të Ballkanit Perëndimor.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us