BOTA
1 minuta leximi
Trump pretendon se ShBA-ja është "mashtruar për dekada nga miqtë dhe armiqtë"
"Kjo ka kushtuar triliona dollarë dhe nuk është më e qëndrueshme. As nuk ka qenë kurrë e tillë", tha presidenti amerikan Donald Trump.
Trump pretendon se ShBA-ja është "mashtruar për dekada nga miqtë dhe armiqtë"
Trump pretendon se ShBA-ja është "mashtruar për dekada nga miqtë dhe armiqtë" / AA
14 Korrik 2025

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka pretenduar se vendi i tij është "mashtruar nga aspekti tregtar si dhe ushtarak për dekada nga miqtë dhe armiqtë njësoj".

Trump ndau një postim në platformën e mediave sociale Truth Social përpara vizitës në Washington të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ai pretendoi se ShBA-ja është "mashtruar nga aspekti tregtar si dhe ushtarak për dekada nga miqtë dhe armiqtë". "Kjo ka kushtuar triliona dollarë dhe nuk është më e qëndrueshme. As nuk ka qenë kurrë e tillë", tha ai.

Trump tha se vendet e tjera duhet të thonë: "Faleminderit për udhëtimin falas për kaq shumë vjet, por tani e dimë se duhet të bësh atë që është e drejtë për Amerikën".

Presidenti amerikan Trump theksoi se ShBA-ja duhet të reagojë ndaj kësaj duke thënë: "Faleminderit që e kuptuat situatën tonë. Jemi shumë mirënjohës!"


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us