RAJONI
2 minuta leximi
BeH-ja kërkesë Interpolit për urdhër arresti ndërkombëtar për Millorad Dodikun
Gjykata ka parashtruar kërkesë deri tek Interpoli për të lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Dodikun.
BeH-ja kërkesë Interpolit për urdhër arresti ndërkombëtar për Millorad Dodikun
BeH-ja kërkesë Interpolit për urdhër arresti ndërkombëtar për Millorad Dodikun
27 Mars 2025

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka paraqitur kërkesë në Interpol për të lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Milorad Dodikun, presidentin e entitetit serb të vendit Republika Sërpska (RS).

Gjykata lëshoi një deklaratë me shkrim në lidhje me procesin mbi udhëheqësin serb të Bosnjës Dodik dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare të RS-së (NSRS) Nenad Stevandiq, për të cilët më parë ishte lëshuar urdhër arresti vendas për "kërcënim të rendit kushtetues".

Deklarata theksoi se Dodik dhe Stevandiq kanë kaluar në Serbi nga kufiri tokësor i Bosnjë e Hercegovinës, pavarësisht se kishin urdhër arresti vendas.

"Pas urdhrit të arrestit, Dodik fillimisht shkoi në Serbi dhe aktualisht ndodhet në Izrael. Stevandiq, nga ana tjetër, ishte në gjendje të shkonte e të kthehej nga Serbia pa asnjë problem", tha gjykata.

Në deklaratë më tej thuhet se gjykata ka parashtruar kërkesë deri tek Interpoli për të lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Dodikun dhe Stevandiqin për shkak të sjelljes së tyre të paligjshme, duke shtuar se është i nevojshëm një vendim nga Interpoli që çështja të përfundojë.

- Tensionet politike në Bosnjë e Hercegovinë

Muajin e kaluar, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e dënoi Dodikun me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë në veprimtari politike për "mosprespektim të vendimeve të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR)".

Pas vendimit, Asambleja Kombëtare e RS-së (NSRS) votoi për ndalimin e institucioneve shtetërore, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, Zyrën e Prokurorisë, Gjykatën e Bosnjë e Hercegovinës dhe Agjencinë e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) – nga veprimi brenda entitetit serb.

Ndërsa vendimet e marra nga Dodik dhe NSRS u cilësuan si "grusht shteti" në mediat kombëtare, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës i anuloi ato.

Pavarësisht nga të gjitha paralajmërimet, Dodik vazhdoi hapat e tij separatiste dhe paralajmëroi diskutime në NSRS për "kushtetutë" të re. Po ashtu u tha ndryshimet përfshijnë nene "separatiste", si "e drejta e RS-së për vetëvendosje" dhe "krijimi i ushtrisë së RS-së".

Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës së fundmi lëshoi urdhër arresti për Dodikun, Stevandiqin dhe kryeministrin e RS-së Radovan Viskoviq me akuzën e "kërcënimit të rendit kushtetues".



Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us