RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri: Numërohen rreth 95 për qind e votave, Rama drejt mandatit të katërt qeverisës
Bazuar në të dhënat paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga 4.943 qendra të numëruara, nga 5.225 në total, PS-ja është në avantazh. Raportohet se numri i mandateve të deputetëve që siguron PS-ja paraprakisht është 82.
Shqipëri: Numërohen rreth 95 për qind e votave, Rama drejt mandatit të katërt qeverisës
Shqipëri: Numërohen rreth 95 për qind e votave, Rama drejt mandatit të katërt qeverisës / AA
13 Maj 2025

Sipas të dhënave paraprake të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partia Socialiste (PS), e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka fituar mandatin e katërt qeverisës.

Aktualisht janë numëruar rreth 95 për qind të votave, ndërkohë Partia Socialiste kryeson me 52,09 për qind të votave.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga 4.943 qendra të numëruara, nga 5.225 në total, PS-ja është në avantazh. Raportohet se numri i mandateve të deputetëve që siguron PS-ja paraprakisht është 82.

Koalicioni i drejtuar nga partia më e madhe opozitës, "Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore-PD-ASHM", renditet i dyti me 34,50 për qind, ose paraprakisht 51 mandate.

Partia Socialdemokrate sa i përket numrit paraprak të mandateve renditet e treta me 3,47 për qind për qind të votave ose 3 mandate.

Gjithashtu raportohet se mandate kanë siguruar edhe disa parti të tjera të reja, si Partia Mundësia 2, Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" 1 dhe Partia Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Ndërkohë, pjesëmarrja në zgjedhje, sipas të dhënave nga 3.037 qendra votimi të përpunuara, është 42,21 për qind.

Në Shqipëri të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku u votua për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë me 140 mandate.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us