Të paktën 57,012 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidiale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, njoftoi të mërkurën Ministria e Shëndetësisë Palestineze.
Një deklaratë nga ministria thonë se në 24 orët e fundit në spitale janë sjellë 142 trupa, ndërsa 487 persona janë plagosur, duke çuar numrin e të plagosurve në 134,592 gjatë sulmeve izraelite.
“Shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, pasi shpëtimtarët nuk mund t’u afrohen,” shtoi deklarata.
Ministria shpjegoi se 223 persona të vdekur janë shtuar në regjistër pasi janë verifikuar të dhënat për ta.
Izraeli rifilloi sulmet ndaj Rripit të Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 6,454 persona dhe ka plagosur 22,551 të tjerë, duke shkelur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që ishte vendosur në janar.
Në nëntor të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën ndaj enklavës.