TÜRKİYE
2 minuta leximi
Kompania ajrore turke AJet realizon fluturimin e parë nga Istanbuli në Damask
Sipas një deklarate nga kompania "AJet", fluturimet ditore vajtje-ardhje për në Damask, një nga qendrat kryesore të Lindjes së Mesme, kanë filluar nga aeroporti "Sabiha Gokcen".
Kompania ajrore turke AJet realizon fluturimin e parë nga Istanbuli në Damask
Kompania ajrore turke AJet realizon fluturimin e parë nga Istanbuli në Damask / TRT Balkan
2 Korrik 2025

Fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Istanbulit "Sabiha Gokcen" për në kryeqytetin sirian Damask, në epokën pas Asadit, përfundoi sot me sukses. 

Sipas një deklarate nga kompania "AJet", fluturimet ditore vajtje-ardhje për në Damask, një nga qendrat kryesore të Lindjes së Mesme, kanë filluar nga aeroporti "Sabiha Gokcen".

"AJet" u bë linja ajrore e parë që operoi fluturime nga aeroporti "Sabiha Gokcen" i Istanbulit për në Damask pas 13 vjetësh. Pas fluturimit dyorësh, pasagjerët u pritën me një ceremoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut.

Në fjalimin e tij në ceremoninë e mirëseardhjes në Damask, Kerem Sarp, shefi ekzekutiv i "AJet", tha se linja ajrore është krenare që është e para që ofron fluturime nga Türkiye për në Damask në 13 vjet, pas Turkish Airlines.

“Sot, realizuam fluturimin tonë të parë nga Istanbulıi për në Damask”, tha ai.

“Të premten, më 4 korrik, do të realizojmë fluturimin tonë të parë direkt nga (kryeqyteti turk) Ankaraja për në Damask”, shtoi Sarp. Kjo do ta bëjë "Ajet"-in linjën ajrore të parë që operon fluturime direkte nga Ankaraja për në Damask në shumë vite, shtoi ai.

“Që tani e tutje, 'AJet' do të operojë fluturime ditore nga Stambolli dhe tri fluturime në javë nga Ankaraja për në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut”, vuri në dukje ai.

Sarp tha se me epokën e re në Siri, zhvillimet drejt paqes dhe stabilitetit në rajon nxjerrin në pah edhe një herë rëndësinë e rrugës së re, duke shtuar se fluturimet direkte për në Damask, një nga qytetet e lashta të Lindjes së Mesme, do të ndihmojnë në ringjalljen e lidhjeve njerëzore dhe tregtare dhe do të promovojnë vëllazërinë gjatë procesit të rimëkëmbjes së Sirisë.

"AJet" operon fluturime në një total prej 59 destinacionesh në 34 vende, tha Sarp, duke shtuar se me shtimin e shërbimit për në Damask, ata janë të vendosur të vazhdojnë objektivat e tyre të rritjes në Evropë, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Afrikën e Veriut.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us