Pasi përfundoi me sukses misionin e saj të parë ndërkontinental në Somali, anija kërkimore sizmike "Oruç Reis" u kthye në Atdheun Blu (ujërat turke) dhe kaloi nëpër Ngushticën e Çanakalasë, e njohur ndryshe si Ngushtica e Dardaneleve.
Anija "Oruç Reis" u nis nga porti turk Filyos më 4 tetor të vitit të kaluar dhe mblodhi të dhëna sizmike tredimensionale në një sipërfaqe prej 4.464 kilometrash katrorë në 3 blloqe të ndara detare gjatë misionit të saj të parë ndërkontinental në Somali.
Duke hyrë në Ngushticën e Dardaneleve nga jugu në orën 08:30, "Oruç Reis" gjatë lundrimit të saj u shoqërua nga anijet mbështetëse "Zağanos Paşa", "Sancar" dhe anija gjurmuese "Ataman" si dhe nga fregatat e marinës TCG Gediz dhe TCG Turgutreis.
Anija "Oruç Reis" kaloi së pari memorialin e dëshmorëve në Gadishullin e Galipolit, pastaj tabelën "Ndalo udhëtar" në fshatin Kilitbahir dhe u drejtua drejt veriut.
Pasi të kalojë urën "Çanakkale 1915", anija "Oruç Reis" do të vazhdojë lundrimin në Detin e Marmarasë dhe është planifikuar të arrijë në Bosfor nesër në mëngjes dhe të ankorohet në portin Filyos më 4 korrik.