SPORT
2 MINUTA LEXIMI
Renditja e klubeve shqiptare sipas UEFA-s
Në top 3 ekipet më të suksesshme shqiptare nga ligat e rajonit gjinden Shkëndija e Tetovës, Shkupi dhe Laçi.
Renditja e klubeve shqiptare sipas UEFA-s
Renditja e klubeve shqiptare sipas UEFA-s.     Foto: AA / AA
21 Dhjetor 2022

UEFA-ja ka publikuar renditjen e re të skuadrave të cilat kanë marrë pjesë në garat evropiane.

Kriteri i vlerësimit sipas UEFA-s ka qenë paraqitja e skuadrave gjatë pesë sezoneve të fundit në arenën ndërkombëtare.

Në bazë të kësaj renditje klubi më i suksesshëm shqiptar jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon, përfshirë këtu Superligën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë është Shkëndija e Tetovës, e cila radhitet në vendin e 151 nga 423 klube, duke arkëtuar plot 9.500 pikë.

Klubi i dytë më i suksesshëm shqiptar nga tri ligat e rajonit është Laçi nga Shqipëria e cila në renditjen e përgjithshme të klubeve në Evropë rradhitet në vendin e 174 me 7.500 pikë, ndërsa i treti në rajon radhitet po ashtu një klub nga Maqedonia e Veriut, gjegjësisht Shkupi që në renditjen e përgjithshme të klubeve në Evropë gjindet në vendin e 185 me 7.000 pikë.

Nga Superliga e Kosovës, klubi më i dalluar është Drita që zë vendin e 199 me 6,500 pikë.

Ndërkaq, kampioni i Kosovës, Ballkani, renditet në vendin e 334 me 3.000 pikë, kurse mbi të është Prishtina në vendin e 304 me 4.000 pikë.

BURIMI:TRT Balkan
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us