Në qytetin e Shkodrës është organizuar aktivitet për prezantimin e kuzhinës turke, si dhe është promovuar libri "Kuzhina Turke me Receta Shekullore".
Në aktivitet ishin të pranishëm drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, përfaqësues të institucioneve vendore në Shkodër, studiues, pedagogë, studentë dhe nxënës.
Në hapje të aktivitetit mbajtën një fjalë përshëndetëse Sakoğlu dhe drejtuesi i Shtëpisë Botuese "Fan Noli", Rexhep Hida.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe prezantimi i shijeve tradicionale turke në kuadër të "Javës së kuzhinës turke", ku për të pranishmit u servirën gatime tradicionale turke.
Gjithashtu është prezantuar edhe libri i përkthyer në shqip "Kuzhina Turke me Receta Shekullore", ideuar nga Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan dhe botuar nga Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Republikës së Türkiyes.
Aktiviteti është organizuar nën kujdesin e Institutit "Yunus Emre" Shkodër.