BOTA
2 minuta leximi
Rutte: Evropa shënon rritjen më të madhe në shpenzimet e mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë
Mark Rutte thotë se angazhimi i ShBA-së ndaj NATO-s mbetet i fortë, por se Evropa duhet të bëjë më shumë, sepse ka ende kërcënime nga Rusia, Kina dhe Irani.
Rutte: Evropa shënon rritjen më të madhe në shpenzimet e mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë
Rutte: Evropa shënon rritjen më të madhe në shpenzimet e mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë / AA
3 Prill 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte përshëndeti rritjen historike të shpenzimeve evropiane të mbrojtjes dhe bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme për ta forcuar gatishmërinë ushtarake mes kërcënimeve globale në rritje.

"Ne po shohim qindra miliarda euro që vijnë," tha Rutte në fillim të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.

"Kjo është ndoshta rritja më e madhe në shpenzimet e mbrojtjes këtu në anën evropiane të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Por, ne kemi ende nevojë për më shumë," shtoi ai.

Takimi ministror në selinë e NATO-s në Bruksel shënoi pjesëmarrjen e parë të Sekretarit të Shtetit të ShBA-së Marco Rubio në diskutimet që synojnë rritjen e investimeve në mbrojtje, prodhimin industrial dhe mbështetjen për Ukrainën.

“Ne jemi vërtet të fokusuar se si ta mbrojmë territorin e NATO-s kundër rusëve, kërcënimin tonë afatgjatë, i cili do të jetë i pranishëm edhe pasi, me shpresë, të arrihet një marrëveshje për Ukrainën”, tha Rutte.

Sa i përket rolit të Uashingtonit, Rutte hodhi poshtë dyshimet rreth besueshmërisë së ShBA-së.

“Ekziston një angazhim i qartë nga ShBA-ja, një pritshmëri e qartë se ne do t'i barazojmë shpenzimet këtu në anën evropiane të NATO-s”, tha ai.

Duke i përshëndetur përpjekjet e administratës Trumpit për ta ndërmjetësuar paqen në Ukrainë, shefi i NATO-s tha se ShBA-ja kishte thyer akullin.

"Ata po punojnë me rusët dhe ukrainasit për të arritur një marrëveshje paqeje, e cila duhet të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë," tha ai.

Rutte theksoi rëndësinë prioritare të sigurisë së rajonit të Arktikut dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us