SPORT
2 MINUTA LEXIMI
Përballje gjigantësh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Real Madrid-Chelsea dhe Bayern Munchen- Manchester City janë dy nga katër ndeshjet të cilat do të zhvillohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Përballje gjigantësh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Përballje gjigantësh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.     / Foto: Youtube
17 Mars 2023

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kanë mësuar kundërshtarët e tyre pas shortit të mbajtur në Nyon të Zvicrës.

Kampioni aktual evropian, Real Madrid, do të përballet me skuadrën angleze, Chelsea.

Po ashtu, përballje tejet e fortë do të jetë edhe ajo mes kampionit anglez dhe gjerman, Manchester City dhe Bayern Munich.

Ndërkaq, ky short ka prodhuar edhe derbi italian, ku skuadra e Milanit do të përballet me liderin aktual të Serie A, Napolin.

Ndeshja e fundit e shortit të çerekfinales do të jetë ajo ndërmjet Interit dhe Benfikës.

Fituesi i përballjes Milan-Napoli në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Inter-Benfica.

Kurse fituesi i ndeshjes Real Madrid-Chelsea në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Manchester City-Bayern Munich.

Ndeshjet e para zhvillohen të martën, më 11, dhe të mërkurën më 12 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 prill. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9/10 dhe 16/17 maj, ndërsa finalja të shtunën, më 10 qershor.

BURIMI:TRT Balkan
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us