TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan: Türkiye mikpirtëse e samitit të liderëve të NATO-s në vitin 2026
Në fjalimin e tij pas një mbledhjeje të kabinetit në Ankara, Presidenti turk tha se janë të kënaqur me progresin e bërë në një kohë të shkurtër për të arritur një Türkiye pa terror.
Erdoğan: Türkiye mikpirtëse e samitit të liderëve të NATO-s në vitin 2026
Erdoğan: Türkiye mikpirtëse e samitit të liderëve të NATO-s në vitin 2026 / AA
një ditë më parë

Türkiye do të presë samitin e liderëve të NATO-s në vitin 2026 në kryeqytetin Ankara dhe do të përgatisë terrenin për vendime “shumë të rëndësishme”, bëri të ditur sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Në fjalimin e tij pas një mbledhjeje të kabinetit në Ankara, Erdoğan tha se janë të kënaqur me progresin e bërë në një kohë të shkurtër, si pjesë e procesit të Türkiyes pa terror.

“Duket se elementë të caktuar brenda vendit tonë dhe brenda organizatës (grupit terrorist PKK) po ndjekin përpjekje sabotimi që synojnë ta dinamizojnë progresin. Shteti ynë nuk do të bjerë në kurthe”, shtoi Erdoğan.

Kryetari i burgosur i PKK-së, Abdullah Ocalan, në shkurt bëri thirrje për shpërbërjen e PKK-së dhe të gjitha grupeve nën të, duke kërkuar fundin e fushatës së saj terroriste që zgjati mbi 40 vjet.

Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG/PYD-ja është dega siriane e PKK-së.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us