RAJONI
1 minuta leximi
Elbasan, mbahet ceremonia e diplomimit për nxënësit e shkollës së Fondacionit Turk Maarif
Në ceremoninë e organizuar për maturantët në ambientet e shkollës në Elbasan ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke, mësues, nxënës dhe prindër.
Elbasan, mbahet ceremonia e diplomimit për nxënësit e shkollës së Fondacionit Turk Maarif
Elbasan, mbahet ceremonia e diplomimit për nxënësit e shkollës së Fondacionit Turk Maarif / AA
10 orë më parë

Në Shqipëri është mbajtur ceremonia e diplomimit për nxënësit e Maarif Elbasan Campus, shkolla e Fondacionit Turk Maarif.

Në ceremoninë e organizuar për maturantët në ambientet e shkollës në Elbasan ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke, mësues, nxënës dhe prindër.

Në një njoftim nga zyra e Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri thuhet se të pranishëm në ceremoni ishin Selim Cerrah nga Bordi i Drejtuesve të Fondacionit Maarif, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit dhe Sporteve e Shqipërisë, Evis Kushi dhe zyrtarë të tjerë.

Sipas njoftimit, në fjalimet që mbajtën zyrtarët e pranishëm në ceremoni theksuan rëndësinë e dijes, këmbënguljes dhe vizionit në ndërtimin e së ardhmes.

"Në këtë ditë të paharrueshme, nuk munguan emocionet, duartrokitjet dhe krenaria në sytë e prindërve, mësuesve dhe gjithë stafit tonë, të cilët kanë qenë mbështetës të palëkundur në rrugëtimin e çdo nxënësi", thuhet në njoftim.

Fondacioni Turk Maarif, përveç Universitetit të New Yorkut në Tiranë, administron edhe disa institucione arsimore në sistemin parauniversitar në Shqipëri, si në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us