RAJONI
1 minuta leximi
Shkup, fillon samiti i liderëve BE-Ballkani Perëndimor
Samiti do të fillojë me panelin kushtuar Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor.
Shkup, fillon samiti i liderëve BE-Ballkani Perëndimor
Shkup, fillon samiti i liderëve BE-Ballkani Perëndimor / AA
9 orë më parë

Në Shkup ka filluar takimi i liderëve Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, ku merr pjesë edhe Komisarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos.

Samiti do të fillojë me panelin kushtuar Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Nga një fjalë hapëse në këtë panel do të kenë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe Komisarja Kos.

Pas samitit të parë liderët do të marrin pjesë në fotografinë familjare.

Më pas Mickoski dhe Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Samiti do të vazhdojë me panelin e dytë kushtuar mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes.

Në samit përveç Mickoskit dhe komisares Kos, marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Borjana Krishto, ministri për Integrimin Evropian i Serbisë Nemanja Staroviq.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us