RAJONI
1 MINUTA LEXIMI
Shuhet pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në Shqipëri
Për shuarjen e zjarreve në Shqipëri janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete dhe helikopteri Cougar.
Shuhet pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në Shqipëri
Shuhet pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në Shqipëri. / Photo: Niko Peleshi/Facebook 
27 Korrik 2023

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA-së, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave, njoftoi ministri i Mbrojtjes i Shqipëri, Niko Peleshi.

"Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk-Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij", shkruan Peleshi. Gjithashtu, ai theksoi se ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por gjendja po mbahet nën monitorim.

Për shuarjen e zjarreve Shqipëri janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete dhe helikopteri Cougar.

BURIMI:TRT Balkan
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us