RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Bie numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri
Brenda 8 muajve të parë të këtij viti numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, ka shënuar rënie me 33 për qind.
Bie numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri
Bie numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri.    /Foto: ATA
28 Shtator 2023

Numri i aksidenteve rrugore shënoi rënie me 33 % gjatë 8-mujorit të këtij viti, krahasuar me një vit më parë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor e Shqipërisë bën të ditur se numri i aksidenteve të kryera nga drejtues nën moshën 25 vjeç shënoi rënie me 38 %.

DPShTR-ja, po ashtu informoi se edhe numri i qytetarëve të përfshirë në aksident shënoi rënie 31%. Ndërsa numri i viktimave nga aksidentet rrugore ra me 15 %.

“Krahas përmirësimeve, ka edhe arsye për shqetësim. Sjellja e këmbësorëve tregon për statistika me një rritje prej 117% të humbjes së jetës për periudhën janar – gusht 2023, të shkaktuara nga sjellja e këmbësorit, krahasuar me vitin 2022”, bën të ditur DPShTR-ja.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us