RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Forcat izraelite arrestuan edhe 60 palestinezë në Bregun Perëndimor
Shumica e palestinezëve u arrestuan në qytetet Hebron e Betlehem dhe organizatat palestineze deklarojnë se mes të arrestuarve ka edhe ish-të burgosur.
Forcat izraelite arrestuan edhe 60 palestinezë në Bregun Perëndimor
Forcat izraelite arrestuan edhe 60 palestinezë në Bregun Perëndimor / Foto: AA
4 Dhjetor 2023

Forcat izraelite arrestuan 60 palestinezë gjatë bastisjeve të fundit në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë, i cili është i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, lëshuan një deklaratë të përbashkët me shkrim për arrestimet e reja.

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite bastisën disa lokacione në Bregun Perëndimor dhe arrestuan 60 palestinezë, duke përfshirë ish-të burgosur.

Shumica e palestinezëve u arrestuan në qytetet Hebron dhe Betlehem.

Në deklaratë thuhet se të arrestuarit gjatë bastisjeve dhe të afërmit e tyre u janë nënshtruar torturave, rrahjeve dhe kërcënimeve të rënda dhe u janë shkatërruar shtëpitë.

Numri i personave të arrestuar në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Kudsin Lindor (Jeruzalem) që nga 7 tetori është rritur në 3.540.

Që nga 7 tetori, kur forcat izraelite filluan sulmet e tyre në Gaza, ka pasur një rritje të ndalimeve dhe bastisjeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us