SPORT
2 MINUTA LEXIMI
Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, sportistët më të mirë të vitit në Kosovë
Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë çmimet për sportistët më të mirë vitit të kaluar “Laureatët 2023”.
Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, sportistët më të mirë të vitit në Kosovë
Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, sportistët më të mirë të vitit në Kosovë. / Foto: TRT Balkan
22 Shkurt 2024

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë çmimet për sportistët më të mirë vitit të kaluar “Laureatët 2023”.

Xhudisti Akil Gjakova mori çmimin e sportistit më të mirë të vitit të kaluar pas shumë medaljeve evropiane, duke kulmuar me medaljen e artë të fituar në evropianin e xhudos të mbajtur në Prishtinë në muajin dhjetor të vitit 2023.

Me këtë rast Gjakova tha se viti 2023 ishte viti më i mirë në karrierën e tij si xhudist, ndërsa theksoi synimin për të fituar medalje edhe në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Kurse sportistja më e mirë u shpall xhudistja Distria Krasniqi e cila Kosovës ndër vite i ka siguruar shumë medalje të arta e të argjendta.

Pasi pranoi çmimin, Krasniqi tha se prapa sukseseve të saj qëndron trajneri Driton Kuka, ndërsa u shpreh e bindur se do të ketë sukses edhe në Lojërat Olimpike të këtij viti në Paris.

Këto janë të gjitha çmimet e ndara në këtë ceremoni nga Komiteti Olimpik i Kosovës:

Sportistja më e mirë e vitit-Distria Krasniqi

Sportisti më i mirë-Akil Gjakova

Trajneri më i mirë i vitit 2023- Driton Kuka

Çmimi për arritje të veçantë-Kombëtarja e Karatesë

Kombëtarja më e mirë te meshkujt-Kombëtarja e Kosovës në Tenis

Kombëtarja më e dalluar te vajzat-Kombëtarja e Kosovës në Futboll

Çmimi për kontribut special- Fc Ballkani

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us