POLITIKË
4 minuta leximi
"Euro-Med Monitor": Izraeli vret 103 banorë të Gazës dhe plagos 223 çdo ditë
"Në vetëm një javë, mbi 200 mijë palestinezë në Rripin e Gazës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të tjerë po përgatiten të largohen duke kërkuar strehim të përkohshëm", tha grupi i të drejtave të njeriut.
"Euro-Med Monitor": Izraeli vret 103 banorë të Gazës dhe plagos 223 çdo ditë
"Euro-Med Monitor": Izraeli vret 103 banorë të Gazës dhe plagos 223 çdo ditë
27 Mars 2025

Forcat izraelite vrasin të paktën 103 palestinezë dhe plagosin 223 të tjerë çdo ditë në sulmet në Rripin e Gazës, tha sot një monitoruesi i të drejtave të njeriut "Euro-Med".

"Që nga rifillimi i luftës së tij gjenocidale në Rripin e Gazës më 18 mars, Izraeli ka vrarë të paktën 103 palestinezë dhe ka plagosur 223 të tjerë çdo ditë", tha organizata me bazë në Gjenevë.

"Për më tepër, ai kurrë nuk ndaloi së përdoruri taktika të tjera gjenocidi përpara 18 marsit dhe ka imponuar kushte jetese vdekjeprurëse që nga 7 tetori 2023, të dizajnuara për të zhdukur popullsinë palestineze në Rripin (e Gazës), duke përfshirë urinë dhe ashpërsimin e bllokadës së tij të paligjshme", theksohet më tej.

Ushtria izraelite nisi një fushatë të befasishme ajrore në Rripin e Gazës më 18 mars, duke vrarë 855 njerëz dhe duke plagosur afro 1.900 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në janar.

Sulmet erdhën ndërsa Izraeli po mbyllte pikat kufitare të Gazës për furnizime humanitare dhe ushqimore, duke përkeqësuar krizën e rëndë humanitare në enklavë.

"Ushtria okupuese izraelite gjithashtu vazhdon të bombardojë shtëpitë me banorë ende brenda, duke vrarë një numër të madh njerëzish", tha grupi i të drejtave.

"Pa asnjë justifikim ushtarak, ushtria okupatore izraelite ka kryer krimin e shënjestrimit të shtëpive, ose asaj që ka mbetur prej tyre, çdo ditë, përfshirë shënjestrimin e tendave ku civilët kanë kërkuar siguri pas gati 18 muajsh gjenocid", thuhet po ashtu.

"Ky është një komponent i qartë i një politike sistematike izraelite që synon të vrasë palestinezët, të shkatërrojë jetën e tyre dhe të imponojë një realitet të tmerrshëm që e bën të pamundur mbijetesën", tha grupi.

"Euro-Med Monitor" citoi dëshmi se civilët palestinezë janë qëlluar për vdekje nga forcat izraelite ndërsa përpiqeshin të arratiseshin, duke i lënë trupat e tyre të shtrirë në rrugë.

"Rreth 50 mijë civilë janë ende të kufizuar në një zonë të vogël gjeografike në Rafah, ndërkohë që aktivitetet ushtarake izraelite, si bombardimet dhe bastisjet, po zhvillohen rreth tyre", paralajmërohet në deklaratën e grupit.

"Në vetëm një javë, mbi 200 mijë palestinezë në Rripin e Gazës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të tjerë po përgatiten të largohen duke kërkuar strehim të përkohshëm. Ndërkohë, shërbimet bazë dhe siguria mbeten të padisponueshme në gjithë Rripin", tha ai.

Grupi i të drejtave tha se heshtja ndërkombëtare e inkurajon Izraelin të vazhdojë sulmet e tij kundër palestinezëve në Gaza.

"Shpërfillja e plotë e Izraelit ndaj rregullave të së drejtës ndërkombëtare, rregulla që u japin selisë së OKB-së dhe punonjësve mbrojtje të veçantë është vetëm një krim ndërkombëtar i kalibrit më të lartë që duhet të trajtohet menjëherë", tha "Euro-Med".

Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe "të veprojnë shpejt për të ndalur gjenocidin izraelit në Gaza".

"Civilët palestinezë atje duhet të mbrohen në çdo mënyrë të mundshme; bllokada duhet të hiqet plotësisht dhe menjëherë; lëvizja e njerëzve dhe mallrave duhet të jetë e papenguar; të gjitha vendkalimet duhet të hapen pa kushte arbitrare; dhe duhet të merren masa efektive për të mbrojtur palestinezët nga planet e ngadalta të vrasjeve dhe zhvendosjes së detyruar të Izraelit dhe SHBA-së", tha monitoruesi i të drejtave.

Më shumë se 50.200 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 113.900 janë plagosur në sulmet brutal ushtarake izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti nëntorin e kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us