Nga dje deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar pesë zjarre aktive në fushë të hapur, ndërsa 19 të tjerë janë shuar, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas të dhënave të fundit, një nga zjarret aktive është në komunën e Dojranit, në fshatin Nikolic, ku po digjet një pyll me kërcell të ulët. Një tjetër zjarr është regjistruar në komunën e Çuçer Sandevës, në fshatin Gornjani, gjithashtu në një pyll me kërcell të ulët.
Zjarr tjetër është aktiv në komunën e Velesit, pranë fshatrave Xhidimirci dhe Krushje, ku është përfshirë nga flakët një pyll i përzier. Në komunën e Makedonski Brodit, midis fshatrave Creshnevo, Lokvica, Krapa dhe Sllatinë, është duke u djegur një pyll lisi, shkurre dhe bimësi e ulët.
Zjarri i pestë është raportuar në komunën e Prilepit, në vendbanimin Tri Bagremi, ku është përfshirë bimësia e ulët.
QMK-ja bën apel për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.