Mijëra persona dolën në rrugët e kryeqytetit francez të shtunën, më 5 korrik, për të protestuar kundër sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, duke kërkuar ndalimin e gjenocidit ndaj palestinezëve.
Duke iu përgjigjur thirrjes së shoqatave në mbështetje të Palestinës, protestuesit u mblodhën në sheshin simbolik Place de la République, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe duke mbajtur në kokë kefije.
Duke brohoritur slogane si “Rezistencë nga Parisi në Gaza”, turma marshoi drejt sheshit të njohur Place de la Bastille, duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe drejtësi për popullin e Gazës.
Disa pjesëmarrës mbanin vathë dhe çanta me motive shalqiri, simbol i identitetit palestinez, si shenjë solidariteti. Të tjerë mbanin pankarta dhe parulla që bënin thirrje për fundin e bllokadës në Gaza dhe për leje të pakushtëzuar për ndihmat humanitare drejt enklavës së rrethuar.
Protestuesit gjithashtu dënuan vrasjen e gazetarëve palestinezë nga sulmet ajrore izraelite dhe bënë thirrje për bojkotimin e kompanive që mbështesin apo bëjnë biznes me Izraelin.