RAJONI
2 minuta leximi
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut lëndohet në Gaza
Gjendja shëndetësore e shtetasit të Maqedonisë së Veriut të lënduar është stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut lëndohet në Gaza
Shtetas i Maqedonisë së Veriut lëndohet në Gaza
27 Mars 2025

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është në mesin e të lënduarve në incidentit e 19 marsit në objektin e Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës.

Lajmin për TRT Ballkan e konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, e cila njoftoi se i lënduari është dërguar për trajtim në Izrael.

“Gjendja shëndetësore e shtetasit të Maqedonisë së Veriut të lënduar është stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ministria përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm dhe është në dispozicion të plotë të shtetasit tonë”, thotë Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme me këtë rast edhe një herë thekson rëndësinë e mbrojtjes së anëtarëve të organizatave ndërkombëtare dhe humanitare. Siguria dhe integriteti i tyre duhet të garantohen në çdo rrethanë, në përputhje me të drejtën humanitare ndërkombëtare", shtoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Natën ndërmjet 17 dhe 18 marsit, forcat izraelite kryen sulme ajrore dhe bombardime në gjithë Rripin e Gazës, me ç’rast u vranë mbi 500 njerëz, duke përfshirë më shumë se 170 fëmijë. 

Komisari i Përgjithshëm i UNRWA Philippe Lazzarini përshkroi skenat të tmerrshme të civilëve të vrarë, mes tyre fëmijë.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us