BOTA
2 minuta leximi
Numri i viktimave nga tërmetet në Mianmar rritet në mbi 3 mijë
Numri i të vdekurve nga tërmetet është rritur në 3.003, ndërsa numri i të plagosurve në 4.639.
Numri i viktimave nga tërmetet në Mianmar rritet në mbi 3 mijë
Numri i viktimave nga tërmetet në Mianmar rritet në mbi 3 mijë / AP
3 Prill 2025

Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 6,4 ballë në Mianmar është rritur në 3.003.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Mianmarit, numri i viktimave nga tërmetet që ndodhën në vend më 28 mars është rritur, gjithashtu edhe numri i të plagosurve që tani arrin 4.639.

Qeveria ushtarake hap zjarr ndaj Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kinës

Sipas lajmit të faqes "Myanmar Now", zëdhënësi i ushtrisë, gjeneralmajori Zaw Min Tun konfirmoi se ushtria hapi zjarr ndaj një autokolone të Shoqatës së Kryqit të Kuq Kinez që shkonte në provincën veriore Shan për të ofruar ndihma në zonat e prekura nga tërmeti.

Në lidhje me kolonën me nëntë automjete që po përpiqej të kalonte nëpër zonën e kontrolluar nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare Ta'ang, Tun tha: "Ne u përpoqëm të ndalonim kolonën, por ata nuk u ndalën. Më pas qëlluam të shtëna paralajmëruese nga rreth 100 metra larg".

Tërmetet në Mianmar

Më 28 mars, dy tërmete me magnitudë 7,7 dhe 6,4 ballë u shënuan afër rajonit Sagaing në pjesën qendrore të Mianmarin. Tërmetet janë ndjerë fuqishëm edhe në Tajlandë dhe Kinë.

Tërmetet shkaktuan shkatërrime të mëdha në vend, ndërkohë që parashikohet se numri i viktimave do të rritet edhe më shumë.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us