TÜRKİYE
2 minuta leximi
Erdoğan dhe Trump takohen në margjinat e samitit të NATO-s në Holandë
Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Türkiyes dhe ShBA-së, si dhe çështje rajonale dhe globale.
Erdoğan dhe Trump takohen në margjinat e samitit të NATO-s në Holandë
Erdoğan dhe Trump takohen në margjinat e samitit të NATO-s në Holandë / AA
24 Qershor 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump në Hagë, ku ndodhet për Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Türkiyes dhe SHBA-së, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Presidenti Erdoğan theksoi në takim se të dy vendet kanë një potencial të madh në fusha të ndryshme, veçanërisht në energji dhe investime, dhe se avancimi i bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes do ta lehtësonte arritjen e synimit për një volum tregtar prej 100 miliardë dollarësh.

Presidenti Erdoğan u shpreh se e mirëpret armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit, të arritur me përpjekjet e Presidentit amerikan Trump, duke shpresuar që ai të bëhet i qëndrueshëm. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e dialogut të ngushtë për t’i dhënë fund sa më parë tragjedisë humanitare në Gaza dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e hapave që do të merren për forcimin e fuqisë parandaluese të Aleancës, si aleatë kryesorë brenda NATO-s.

Erdoğan mbërriti në Holandë të martën për të marrë pjesë në një samit dyditor të NATO-s që zhvillohet në Hagë.

Samiti dyditor i NATO-s pritet të përfundojë të mërkurën.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us