RAJONI
2 minuta leximi
BeH, Këshilli i Ministrave miratoi tekstin e Agjendës së Reformave
Miratimin e Agjendës së Reformave nga Këshilli i Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës e përshëndeti edhe komisionerja evropiane Marta Kos.
BeH, Këshilli i Ministrave miratoi tekstin e Agjendës së Reformave
BeH, Këshilli i Ministrave miratoi tekstin e Agjendës së Reformave / AA
27 Qershor 2025

Këshilli i Ministrave i Bosnjë-Hercegovinës miratoi sot në një mbledhje urgjente telefonike tekstin e Agjendës së Reformave – një dokument i domosdoshëm për qasjen në fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor – dhe ky hap u përshëndet nga komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta Kos, raporton Anadolu.

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të BeH, Borjana Krišto, bëri të ditur në rrjetin social X se janë miratuar drafti i Agjendës së Reformave dhe Lista e Reformave, dhe se në ditët në vijim pritet procesi i harmonizimit me nivelet më të ulëta të qeverisjes.

“Po vazhdojmë përparimin tonë drejt BE-së”, shkroi Krišto.

Teksti i miratuar duhet të harmonizohet me qeveritë e niveleve të entiteteve dhe kantoneve. Teksti përfundimtar pritet të jetë gati brenda një muaji e gjysmë.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor tashmë kanë nisur të tërheqin fonde nga ky program i BE-së, pasi kanë dërguar Agjendat e tyre të Reformave që vitin e kaluar.

Miratimin e Agjendës së Reformave në Këshillin e Ministrave të BeH-së e përshëndeti edhe komisionerja evropiane Marta Kos.

“Urime Bosnjë-Hercegovinës për miratimin e Agjendës së Reformave! Faleminderit Borjana Krišto për mundësimin e këtij përparimi. Këto janë lajme të shkëlqyera për popullin boshnjak! Rrugë më të mira, lidhje hekurudhore, infrastrukturë digjitale dhe shumë më tepër falë Planit tonë të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, shkroi Kos në rrjetin X.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us