TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye: Greqia dhe Qiproja me kërkesa maksimaliste
"Türkiye do të vazhdojë t'i mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime në Mesdheun Lindor brenda kornizës së të drejtës ndërkombëtare".
Türkiye: Greqia dhe Qiproja me kërkesa maksimaliste
Türkiye: Greqia dhe Qiproja me kërkesa maksimaliste / AA
28 Qershor 2025

Türkiye ka deklaruar se rezultatet e samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) tregojnë se Greqia dhe Qiproja Jugore vazhdojnë përpjekjet për t'i imponuar pretendimet e tyre maksimaliste.

"Rezultatet e miratuara në samitin e liderëve të BE-së, të mbajtur më 26 qershor të vitit 2025, tregojnë se Greqia dhe Administrata Greko-Qipriote e Qipros Jugore (GCASC) vazhdojnë përpjekjet e tyre për t'i imponuar pretendimet e tyre maksimaliste, të cilat janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e barazisë, mbi BE-në", shkroi në platformën X zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Öncü Keçeli.

Keçeli tha se Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar midis Türkiyes dhe Libisë në vitin 2019 në lidhje me përcaktimin e kufijve të juridiksioneve detare në Mesdhe është një "marrëveshje plotësisht legjitime" sipas së drejtës ndërkombëtare, duke demonstruar se Ankaraja nuk do të lejojë kurrë shkeljen e të drejtave dhe interesave të saj legjitime.

Ai theksoi se deklaratat e njëanshme të BE-së, të nxitura nga motive politike mbi një çështje të ndjeshme si përcaktimi i kufijve detar, i cili ka dimensione ligjore dhe teknike, nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit rajonal.

"Në këtë drejtim, në vend që të mbështesë pretendime ligjërisht të pavlefshme, BE-ja duhet t'u bëjë thirrje të gjithë anëtarëve të saj ta zbatojnë të drejtën ndërkombëtare", tha ai.

Ai shtoi se Türkiye do të vazhdojë t'i mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime në Mesdheun Lindor brenda kornizës së të drejtës ndërkombëtare.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us