RAJONI
1 minuta leximi
Kosova shënon Javën Olimpike me aktivitete në 26 komuna
Aktiviteti qendror do të mbahet më 20 qershor në Prishtinë, ndërsa më 19 qershor zhvillohet Turneu i Futbollit me pjesëmarrjen e 10 ekipeve nga institucione të ndryshme.
Kosova shënon Javën Olimpike me aktivitete në 26 komuna
Kosova shënon Javën Olimpike me aktivitete në 26 komuna / TRT Balkan
16 Qershor 2025

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nisur aktivitetet për shënimin e Javës Olimpike 2025, që do të zgjasë nga 16 deri më 22 qershor.

Në bashkëpunim me federatat sportive dhe 26 komuna të vendit, do të organizohen aktivitete sportive, kulturore dhe edukuese në mbarë Kosovën.

Aktiviteti qendror do të mbahet më 20 qershor në Prishtinë, ndërsa më 19 qershor zhvillohet Turneu i Futbollit me pjesëmarrjen e 10 ekipeve nga institucione të ndryshme.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, dhe drejtues të tjerë bënë thirrje për përfshirje masive të qytetarëve në këto ngjarje që promovojnë vlerat olimpike dhe jetën aktive.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us