Pamje dramatike të regjistruara të premten zbuluan shkatërrim të madh në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, pas tërheqjes së ushtrisë izraelite nga ajo zonë.
Çadrat e palestinezëve të zhvendosur rreth zonave Al-Maslah, varrezave turke dhe kampit të Katarit u shkatërruan plotësisht si pasojë e bombardimeve.
Mjetet e blinduara izraelite hynë në zonën e varrezave dhe shkatërruan si çadrat e të zhvendosurve palestinezë, ashtu edhe varret, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj palestinezëve që tentuan të afrohen.
Ushtria izraelite po zhvillon një ofensivë brutale ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023, gjatë së cilës janë vrarë pothuajse 57.800 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë. Bombardimet pa mëshirë e kanë shkatërruar enklavën, duke e bërë të pajetueshme.
Bisedimet për një armëpushim po zhvillohen aktualisht në Doha, kryeqytetin e Katarit.