RAJONI
1 minuta leximi
Maqedonci për TRT Balkan: Bullgaria do t’i bashkëngjitet aleancës me Kroacinë dhe Shqipërinë
“Kemi një konfirmim nga Bullgaria, e cila ka diskutuar më herët me ministrin kroat për mundësinë që t’i bashkëngjitet kësaj marrëveshjeje tripalëshe”, tha eksluzivisht për TRT Balkan Ministri i Mbrojtjes së Kosovës.
Maqedonci për TRT Balkan: Bullgaria do t’i bashkëngjitet aleancës me Kroacinë dhe Shqipërinë
Maqedonci për TRT Balkan: Bullgaria do t’i bashkëngjitet aleancës me Kroacinë dhe Shqipërinë / TRT Balkan
15 Prill 2025

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në një intervistë për TRT Balkan në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalyas, shpalosi ekskluzivisht se Bullgaria është gati t’i bashkëngjitet marrëveshjes ushtarake të firmosur mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Maqedonci tha gjithashtu se pret që edhe vende të tjera të rajonit t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje.

“Kemi një konfirmim nga Bullgaria, e cila ka diskutuar më herët me ministrin kroat për mundësinë që t’i bashkëngjitet kësaj marrëveshjeje trilaterale, mirëpo besoj plotësisht që edhe vende të tjera të rajonit, sidomos ato që ndajnë vlerat e përbashkëta me ne dhe që ndajnë normalisht edhe interesa të përbashkëta, sepse nuk mjaftojnë vetëm vlerat, do të bashkëngjiten në këtë marrëveshje, le të themi në këtë deklaratë, e cila, edhe njëherë po e theksoj, gjithmonë synim ka paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, deklaroi Ministri Ejup Maqedonci.

Në intervistën për TRT Balkan, e cila do të publikohet në tërësi së shpejti, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës flet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, marrëdhëniet me Türkiyen dhe çështje të tjera aktuale.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us