Banorët e kampit të refugjatëve Jabalia, në pjesën veriore të Gazës, janë të detyruar të presin me orë të tëra në radhë të gjata për të marrë një shujt nga organizatat humanitare.
Pas përfundimit të fazës së parë të armëpushimit, e cila zgjati 42 ditë, Izraeli pezulloi tërësisht furnizimin me ndihma humanitare në Rripin e Gazës, duke e përkeqësuar më tej krizën e urisë dhe mungesën e karburantit.
Mbyllja e pikës kufitare Kerem Abu Salim e rëndon më shumë situatën, duke penguar dërgimin e furnizimeve bazë për mbijetesë. Izraeli po shkel marrëveshjen e armëpushimit dhe po zbaton një politikë “sistematikisht dhe me qëllim” për t'i uritur palestinezët në Rripin e Gazës.
Pamjet e njerëzve të rraskapitur, përfshirë gra dhe fëmijë, që presin në radhë për një vakt ushqimor, janë bërë tablo e përditshme e katastrofës humanitare në Gaza.
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur shkatërrimin e plotë që e la enklavën palestineze në gërmadha.
Në nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu po përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.