RAJONI
2 minuta leximi
Presidenti kroat Millanoviq: Ushtria nuk do të shkojë në asnjë mision në Ukrainë
"Ushtria kroate nuk do të shkojë në asnjë mision (në Ukrainë). Kjo është plotësisht jofunksionale", tha presidenti kroat, Zoran Millanoviq.
Presidenti kroat Millanoviq: Ushtria nuk do të shkojë në asnjë mision në Ukrainë
Presidenti kroat Millanoviq: Ushtria nuk do të shkojë në asnjë mision në Ukrainë
27 Mars 2025

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, tha se ushtria e vendit nuk do të marrë pjesë në asnjë mision në Ukrainë.

Millanoviq zhvilloi një vizitë zyrtare në Mal të Zi ku u takua me homologun e tij malazez Jakov Millatoviq në kryeqytetin Podgoricë.

Në llogarinë e tij në median sociale, Millanoviq vlerësoi takimin dhe përsëriti edhe një herë se ushtarët kroatë nuk do të shkojnë në Ukrainë në asnjë rrethanë.

"Ushtria kroate nuk do të shkojë në asnjë mision (në Ukrainë). Kjo është plotësisht jofunksionale. Një nga arsyet kryesore për këtë është se me ose pa Kroacinë, ai mision nuk do të zhvillohet", tha Millanoviq.

Presidenti kroat theksoi se qeveria mund të sigurojë ndihmë financiare ose ushtarake për Ukrainën nëse ajo e sheh të nevojshme dhe se ai është përgjegjës për mbrojtjen e vendit të tij.

Gjithashtu, edhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, tha se vendi i tij nuk do të nxitojë për "Koalicionin e Vullnetarëve" dhe se dërgimi i trupave në Ukrainë nuk është ende në agjendë.

Ai tha se edhe në rastin e dërgimit të trupave në Ukrainë, kjo do të jetë në kuadër të një misioni paqeje dhe se vendimi do të merret nga presidenti Millanoviq, kryeministri Andrej Plenkoviq dhe parlamenti.

Ndërkohë sot në kryeqytetin e Francës, Paris, po mbahet samiti i "Koalicionit të Vullnetarëve".


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us