RAJONI
1 minuta leximi
Muzeu Historik Kombëtar u prezanton xhubletën nxënësve të Tiranës
Në vitin 2022, UNESCO e shpalli xhubletën Trashëgimi Kulturore Jomateriale në Nevojë për Mbrojtje të Menjëhershme.
Muzeu Historik Kombëtar u prezanton xhubletën nxënësve të Tiranës
Muzeu Historik Kombëtar u prezanton xhubletën nxënësve të Tiranës / ATA
9 Maj 2025

Specialistët e Muzeut Historik Kombëtar vazhdojnë vizitat e tyre nëpër shkollat 9-vjeçare të Tiranës, për të ndërgjegjësuar nxënësit mbi vlerat më unike të trashëgimisë shqiptare në përgjithësi e në veçanti për xhubletën, e cila tashmë është trashëgimi botërore.

Në kuadër të Programeve Edukative, specialistët e MHK-së kanë organizuar takime informuese me shkollat Misto Mame, Jeronim De Rada dhe Lidhja e Prizrenit.

Nëpërmjet një broshure të përgatitur enkas për xhubletën nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij për Shqipërinë (Culture Heritage without Borders Albania) nxënësit mësojnë për historinë, simbolikën dhe artin e punimit të xhubletës.

Në vitin 2022, UNESCO e shpalli xhubletën Trashëgimi Kulturore Jomateriale në Nevojë për Mbrojtje të Menjëhershme.

Muzeu Historik Kombëtar thekson se ruajtja fillon me dijen, prandaj nxit interesin e fëmijëve mbi historinë dhe pasurinë tonë kulturore.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us