RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri, përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare
Të shtunën vendi do të jetë në heshtje zgjedhore, ndërkohë që qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do t'u drejtohen kutive të votimit më 11 maj.
Shqipëri, përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare
Shqipëri, përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare / AA
9 Maj 2025

Në Shqipëri ka përfunduar fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj, ndërkohë, të shtunën vendi do të jetë në heshtje zgjedhore.

Fushata zyrtarisht mbyllet sot në orën 00:00 dhe qytetarët me të drejtë vote do t'u drejtohen kutive të votimit të dielën për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë me 140 mandate.

Partitë kryesore që garojnë në zgjedhje janë partia në pushtet, Partia Socialiste (PS) e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike (PD), e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Të dyja partitë më të mëdha, PS dhe PD kanë organizuar në Tiranë mitingjet përmbyllëse të fushatës, duke i dhënë fund shpalosjes së programeve të tyre elektorale.

Mitingjet përmbyllëse janë organizuar në ditët e fundit, por edhe sot, edhe nga partia të tjera, përfshirë edhe disa parti të reja që garojnë në këto zgjedhje.

Zgjedhjet e 11 majit

Më 10 maj vendi do të jetë në heshtje zgjedhore, ndërkohë që qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do t'u drejtohen kutive të votimit më 11 maj, ku në gjithë vendin do të jenë 5.225 qendra të votimit.

Për këto zgjedhje janë regjistruar 53 parti politike si subjekte zgjedhore, mes tyre dhe disa parti të reja, si dhe garojnë 3 koalicione parazgjedhore.

Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve të Shqipërisë, të drejtën e votës e kanë 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndërsa ndër ta, 114.642 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Risia kryesore e zgjedhjeve është votimi nga jashtë Shqipërisë, pasi për herë të parë votojnë edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us