Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se ekipi i tij ka pasur një “takim shumë të mirë” mbi tregtinë me zyrtarët kinezë në Zvicër.
Trump pretendoi se ishte arritur një “rivendosje totale” në marrëdhëniet ShBA-Kinë.
"Një takim shumë i mirë sot me Kinën në Zvicër. Shumë gjëra u diskutuan, shumë u ranë dakord. Një rivendosje totale e negociuar në një mënyrë miqësore, por konstruktive. Për të mirën e Kinës dhe SHBA-së, ne duam të shohim një hapje të Kinës ndaj biznesit amerikan. Progres i madh”, shkroi Trump në platformat Truth Social.
Dita e parë e bisedimeve tregtare përfundoi në Gjenevë me diskutimet që do të rifillojnë të sot.
Siç raportoi Wall Street Journal, takim që filloi në orën 10:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe përfshiu një pushim dreke, përfundoi rreth orës 20:00 në mbrëmje, duke zgjatur të paktën tetë orë.
Nuk u prononcua pas takimit dhe detajet mbi përmbajtjen ose tonin e bisedimeve gjithashtu nuk u bënë publike.
ShBA-ja u drejtua nga sekretari i Thesarit, Scott Bessent dhe përfaqësuesi i tregtisë, Jamieson Greer, ndërsa zv/kryeministri He Lifeng kryesoi ekipin kinez.
Bisedimet erdhën mes përpjekjeve për të lehtësuar tensionet tregtare pas një përshkallëzimi më herët këtë vit, kur ShBA-ja vendosi tarifa deri në 145 për qind ndaj importeve kineze.
Pekini u përgjigj me detyrime hakmarrëse deri në 125 për qind për disa produkte amerikane.
Para takimit, Trump tha se një tarifë prej 80 për qind ndaj mallrave kineze "duket e drejtë”.
Shtëpia e Bardhë theksoi se ekipi i Trumpit ka mbështetjen e tij të plotë për të siguruar "marrëveshjen më të mirë të mundshme për Amerikën".