TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye mirëpret armëpushimin midis Pakistanit dhe Indisë
Ne i ftojmë palët të shfrytëzojnë maksimalisht mundësinë e ofruar nga armëpushimi me qëllim vendosjen e një dialogu të drejtpërdrejtë dhe të shëndetshëm, thotë Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes.
Türkiye mirëpret armëpushimin midis Pakistanit dhe Indisë
Türkiye mirëpret armëpushimin midis Pakistanit dhe Indisë / AA
10 Maj 2025

Türkiye të shtunën e përshëndeti njoftimin e një armëpushimi midis Pakistanit dhe Indisë.

“U bëjmë thirrje palëve që të shfrytëzojnë sa më shumë mundësinë e ofruar nga armëpushimi për të vendosur një dialog të drejtpërdrejtë dhe të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Türkiyes.

“Është e qartë se mekanizmat për dialog, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, duhet të zhvillohen për të parandaluar përshkallëzimet e ardhshme dhe për të nxitur stabilitetin e qëndrueshëm në Azinë Jugore”, tha ministria.

Türkiye falënderoi të gjitha vendet, veçanërisht ShBA-në, që kontribuan në arritjen e armëpushimit.

Më parë, Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se Pakistani dhe India kishin arritur një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm pas disa ditësh luftimesh intensive.

Pas njoftimit të Trump, ministri i Jashtëm pakistanez Ishaq Dar dhe ministri i Jashtëm indian Vikram Misri gjithashtu konfirmuan rrjedhën e zhvillimeve.

Ky zhvillim erdhi disa orë pasi Pakistani nisi një operacion në mëngjesin e sotëm në përgjigje të sulmeve ushtarake indiane të martën ndaj asaj që New Delhi i quajti objektiva terroriste brenda territorit pakistanez.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us