Në Shqipëri po zhvillohet etapa e dytë e garës së njohur të çiklizmit “Giro d'Italia 2025”.
Etapa e dytë e edicionit të 108-të të “Giro d’Italia” ka filluar në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, ndërkohë do të përfundojë gjatë ditës së sotme pas përfundimit të itinerarit 13,7 kilometra.
I pranishëm në nisjen e etapës së dytë ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili valëviti flamurin e nisjes së garës.
"Giro d’Italia”, një nga aktivitetet e famshme sportive në botë, ka zgjedhur Shqipërinë mes shumë kandidatëve për “Grande Partenza 2025” (Nisja e Madhe 2025).
Ndërkohë, 23 ekipe pjesëmarrëse me çiklistë nga vende të ndryshme janë pjesë e “Giro d'Italia 2025” që do të përfundojë në Romë më 1 qershor.
Në Shqipëri po zhvillohen tri etapat e para, më 9-11 maj, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Etapa e parë u mbajt dje dhe etapa e tretë do të zhvillohet nesër në Vlorë.
Autoritete shqiptare e kanë konsideruar zhvillimin e etapave të para të “Giro d'Italia 2025", si një moment të rëndësishëm për përfshirjen e Shqipërisë në hartën e aktiviteteve ndërkombëtare. Në kuadër të këtij eventi, në Shqipëri zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike.