RAJONI
1 minuta leximi
TikTok-u ndalohet zyrtarisht në Shqipëri nga dita e nesërme
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë publike udhëzimet se si do të funksionojë.
TikTok-u ndalohet zyrtarisht në Shqipëri nga dita e nesërme
TikTok-u ndalohet zyrtarisht në Shqipëri nga dita e nesërme
12 Mars 2025

Duke filluar nga dita e nesërme, 13 mars 2025, platforma e TikTok-ut do të ndalohet zyrtarisht në Shqipëri. 

Udhëzimet janë bërë publike përmes një shkrese zyrtare nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Në shkresën e AKSK-së theksohet se do të bllokohen të gjitha IP-të, DNS-të, SNI-të e TikTok-ut brenda territorit të Shqipërisë. Po ashtu, mungesë aksesi do të kenë edhe IP-të e kompanisë ByteDance.

TikTok në Shqipëri kishte një qasje prej më shumë  se 1 milion individësh dhe kryesisht përdorej për argëtim, por edhe si mjet marketingu për bizneset. 

Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që ka ndërmarrë një hap të tillë, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në nëntor të vitit të kaluar, pas një sherri që besohet të ketë nisur në TikTok.

Qeveria ndërmori masën në dhjetor të 2024, duke paralajmëruar se do të zgjaste të paktën një vit, e se do të shihet vijueshmëria në varësi të mbrojtes dhe sigurisë që platforma do të mund t’ju ofrojë për fëmijët dhe adoleshentët.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us