TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk bisedon me shefin e NATO-s, në fokus zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë
Presidenti Erdoğan tha se është arritur përparim në bisedimet e Istanbulit që synojnë sigurimin e një armëpushimi të qëndrueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe theksoi rëndësinë e procesit që jep rezultate pozitive humanitare
Presidenti turk bisedon me shefin e NATO-s, në fokus zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë
Presidenti turk bisedon me shefin e NATO-s, në fokus zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë / Reuters
16 orë më parë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një telefonatë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me kërkesë të tij.

Liderët diskutuan zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Presidenti Erdoğan tha se është arritur përparim në bisedimet e Stambollit që synojnë sigurimin e një armëpushimi të qëndrueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe theksoi rëndësinë e procesit që jep rezultate pozitive humanitare.

Rutte ndau pikëpamjet e tij mbi situatën në Ukrainë para samit të Alaskës midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Erdoğan tha se Turqia po ndjek nga afër takimin e ardhshëm.

Trump dhe Putin do të takohen në Alaska nesër në ora 11:30 me kohën lokale. Takimi do të jetë i pari midis presidentëve të ShBA-së dhe Rusisë që nga fillimi i luftës Moskë-Kiev, e cila filloi në shkurt të vitit 2022.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us