BOTA
2 minuta leximi
Putin: ShBA-ja po bën përpjekje të sinqerta për të zgjidhur krizën e Ukrainës
Presidenti rus Putin tha se administrata amerikane po bën përpjekje energjike dhe të sinqerta për të zgjidhur krizën e Ukrainës dhe për të krijuar kushte për paqe afatgjate
Putin: ShBA-ja po bën përpjekje të sinqerta për të zgjidhur krizën e Ukrainës
Putin: ShBA-ja po bën përpjekje të sinqerta për të zgjidhur krizën e Ukrainës / AP
7 orë më parë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se administrata amerikane po bën përpjekje energjike dhe të sinqerta për të zgjidhur krizën e Ukrainës dhe për të krijuar kushte për paqe afatgjate.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putini zhvilloi një takim me zyrtarët rusë në përgatitje të takimit të tij që do të zhvillojë nesër në Alaskë me presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Në fjalën e tij në fillim të takimit, Putin tha se do t'i informojë zyrtarët mbi negociatat lidhur me zgjidhjen e krizës së Ukrainës dhe bisedimet dypalëshe që vazhdojnë me delegacionin ukrainas.

Lidhur me qasjen e SHBA-së për zgjidhjen e krizës së Ukrainës, Putin tha: "Dua të shpjegoj se në cilën fazën ndodhemi me administratën aktuale të ShBA-së për këtë çështje. Administrata amerikane po përpiqet në mënyrë energjike dhe të sinqertë për t'i dhënë fund konfliktit, për t'i dhënë fund krizës dhe për të arritur marrëveshje që do të jenë të dobishme për palët e përfshira në këtë konflikt si dhe për të krijuar kushte për paqe afatgjate midis vendeve tona, në Evropë dhe në të gjithë botën".

Ai thekson se këto përpjekje mund të realizohen nëse arrihet marrëveshje mbi kontrollin e armëve sulmuese strategjike në fazën tjetër.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us