Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se do të vijojnë përpjekjet e përbashkëta për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.
Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se edhe sot gatishëmria do të jetë e lartë, por thekson se situata është e përmirësuar falë angazhimit të strukturave shtetërore.
“Një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast”, nënvizon Kreu i Ekzekutivit.
Lidhur me reagimet për menaxhimin e situatës, Rama tha se e tërë Europa Jugore digjet në flakë.
“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi”, shprehet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.