TÜRKİYE
2 minuta leximi
Burhanettin Duran emërohet Drejtor i ri i Komunikimeve Presidenciale të Türkiyes
Duran zëvendëson Fahrettin Altunin, i cili largohet nga pozicioni pas gati shtatë vitesh në këtë rol dhe merr një detyrë të re në Agjencinë për të Drejtat e Njeriut.
Burhanettin Duran emërohet Drejtor i ri i Komunikimeve Presidenciale të Türkiyes
Burhanettin Duran emërohet Drejtor i ri i Komunikimeve Presidenciale të Türkiyes / AA
10 Korrik 2025

Zv/ministri i Jashtëm Burhanettin Duran është emëruar Drejtor i ri i Komunikimeve Presidenciale të Türkiyes, sipas një dekreti presidencial të publikuar në Fletoren Zyrtare të enjten në mëngjes.

Ai zëvendëson Fahrettin Altun, i cili ka mbajtur këtë pozicion që nga 25 korriku 2018 dhe tani është emëruar si kreu i Institucionit Turk për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi (TIHEK).

Duran është i diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Boğaziçi dhe ka një doktoratë në Shkenca Politike nga Universiteti Bilkent.

Më parë ka shërbyer si koordinator i përgjithshëm i Fondacionit SETA dhe është emëruar në Këshillin e Sigurisë Presidenciale dhe Politikave të Jashtme në vitin 2018.

Ai u bë zv/ministër i Jashtëm në maj 2024.

Altun konfirmoi largimin dhe emërimin e tij të ri në një postim në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për besimin dhe mbështetjen gjatë pothuajse shtatë viteve të tij në detyrë.

“Ju ofroj falënderimet e mia të sinqerta Presidentit që ma besoi këtë pozicion, familjes time, kolegëve të mi që punuan pa u lodhur për Modelin e Komunikimit të Türkiyes, dhe të gjithë anëtarëve të medias që qëndruan të palëkundur në luftën për të vërtetën”, shkroi ai.

Gjithashtu, uroi fat të mirë Duranit, duke e quajtur atë “kolegun dhe vëllain e çmuar” me të cilin ka punuar ngushtë për shumë vite.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us