SPORT
1 minuta leximi
Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve: Sonte përplasje gjigantësh në garën për trofeun
Sonte zhvillohen dy sfidat e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me përballje mjaft të forta: Arsenali pret Real Madridin në Londër, ndërsa Bayerni ndeshet me Interin në Mynih. Të dyja ndeshjet nisin në orën 21:00.
Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve: Sonte përplasje gjigantësh në garën për trofeun
Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve: Sonte përplasje gjigantësh në garën për trofeun / TRT Balkan
8 Prill 2025

Arsenal - Real Madrid
Dueli në "Emirates" premton shumë emocione. Të dyja skuadrat janë larg fronit në kampionatet përkatëse, ndaj Champions-i shihet si shpëtim i sezonit.
Arsenali vjen pas një barazimi me Evertonin, ndërsa Reali pas humbjes nga Valencia. Ky është takimi i parë mes tyre që nga viti 2006, kur londinezët eliminuan madrilenët pas një fitoreje 1-0 në Madrid dhe barazimi 0-0 në Londër.
Ndeshja do të gjykohet nga boshnjaku Irfan Peljto.

Bayern Munich - Inter
Në Mynih përplasen liderët e Serie A dhe Bundesligës. Bayerni, që udhëheq kampionatin gjerman, përballet me një Inter shumë të fortë këtë sezon.
Gjermanët kanë probleme me lëndimin e Jamal Musialës, por kanë një bilanc pozitiv ndaj Interit, pasi i mposhtën dy herë në fazën e grupeve në vitin 2022, të dyja me rezultat 2-0.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us