Guvernatori i rajonit Veramin në jug të Teheranit, kryeqytetit të Iranit, Hossein Abbasi tha se një avion luftarak izraelit F-35 u rrëzua.
Duke folur për agjencinë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Abbasi dha informacione mbi këtë çështje.
Zyrtari iranian deklaroi se një avion luftarak izraelit F-35 u shkatërrua dhe u rrëzua në afërsi të rajonit Veramin.
Duke deklaruar se njësitë e sigurisë kanë nisur hetim lidhur me ngjarjen, Abbasi nuk dha informacione në lidhje me pilotin e avionit të rrëzuar.
Sipas burimeve iraniane, 3 avionë luftarakë izraelitë janë rrëzuar që nga 13 qershori, kur filluan sulmet e Izraelit ndaj Iranit.
- Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende veçanërisht Türkiye, e dënuan Izraelin.