POLITIKË
2 minuta leximi
Rusi: Nord Stream 2 teknikisht funksional, por pa konsumatorë
Tubacioni i gazit, i destinuar për transportin e gazit rus në Gjermani, është mbyllur që nga viti 2022.
Rusi: Nord Stream 2 teknikisht funksional, por pa konsumatorë
Rusi: Nord Stream 2 teknikisht funksional, por pa konsumatorë
27 Mars 2025

Gazsjellësi Nord Stream 2 është teknikisht funksional, por nuk ka klientë apo kontrata, tha të mërkurën zëvendëskryeministri rus Aleksandar Novak.

"Teknikisht, tubacioni është në gjendje të mirë," u tha Novak gazetarëve në Moskë, duke shtuar se aktualisht nuk ka klientë apo kontrata për punën e tij.

Tubacioni, i cili kalon nëpër Detin Baltik, ishte projektuar për të transportuar gazin rus në Gjermani, por ka qenë joaktiv që nga viti 2022.

Deklarata e Novakut vjen pas një interviste me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili tha se Moska dhe Uashingtoni aktualisht janë duke zhvilluar bisedime për tubacionet e gazit Nord Stream, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

"Sigurisht, ka dallime. Por, a është rivendosja e furnizimit normal me energji në Evropë vetëm në interes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Rrjedha e Veriut është duke u shqyrtuar", tha Lavrov.

Javën e kaluar, media gjermane raportoi për bashkëpunim të mundshëm midis SHBA-së dhe Rusisë në lidhje me përdorimin e gazsjellësit Nord Stream 2.

Në vitin 2022, Rusia mbylli gazsjellësin Nord Stream 1, i cili ishte furnizuesi kryesor i gazit në Evropë. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë në shkurt 2022, Gjermania dhe BE-ja gradualisht filluan të pezullojnë importet e gazit dhe naftës ruse.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us