BOTA
2 minuta leximi
Kancelari Scholz: Nuk mund ta imagjinoj arrestimin e Netanyahut në Gjermani
"Unë nuk mund ta imagjinoj që një arrestim do të ndodhte në Gjermani", tha Scholz në pyetjen nëse kryeministri izraelit mund ta vizitojë Berlinin pa rrezikun për arrestim.
Kancelari Scholz: Nuk mund ta imagjinoj arrestimin e Netanyahut në Gjermani
Kancelari Scholz: Nuk mund ta imagjinoj arrestimin e Netanyahut në Gjermani / AP
3 Prill 2025

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është shprehur se ai nuk pret që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të përballet me arrestim në Gjermani, pavarësisht urdhërarrestit ndërkombëtar për krime lufte në Gaza.

Gjatë një konference për media në Berlin, kancelari Scholz iu përgjigj pyetjes lidhur me vizitën e diskutueshme të Netanyahut në Hungari dhe nëse kryeministri izraelit mund të vizitojë Berlinin pa rrezikun për arrestim.

"Ne kemi folur për këtë disa herë dhe unë nuk mund ta imagjinoj që një arrestim do të ndodhte në Gjermani", u tha Scholz gazetarëve pa dhënë më shumë detaje.

Vizita e Netanyhut në Hungari shënon herën e parë që ai shkel në tokë evropiane që nga nëntori i kaluar kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest ndaj tij me akuza për krime lufte në Gaza.

Qeveria gjermane, si nënshkruese e Statutit të Romës që nga viti 1998 dhe e njëjta e ratifikuar në vitin 2000, është ligjërisht e detyruar të bashkëpunojë me gjykatën në Hagë, përfshirë ekzekutimin e urdhrave.

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, konservatori Friedrich Merz, pas zgjedhjeve të 23 shkurtit tha se dëshiron të presë Netanyhun në Berlin, pavarësisht urdhërarrestit të gjykatës së Hagës.

Duke folur për gazetarët pas telefonatës së Netanyahut për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje, Merz tha se ata diskutuan për një takim të mundshëm pas formimit të qeverisë së re gjermane, që pritet në fund të muajit prill.

"Unë i premtova se do të gjejmë mënyra dhe mjete që ai të mund ta vizitojë Gjermaninë dhe të largohet përsëri pa u arrestuar. Mendoj se është një ide tërësisht absurde se një kryeministër izraelit nuk mund ta vizitojë Republikën Federale të Gjermanisë. Ai do të mund ta vizitojë Gjermaninë", tha ai.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us