BOTA
1 minuta leximi
Irani paraqet ankesë në OKB kundër kreut të IAEA për qëndrimin ndaj programit bërthamor
Irani akuzon shefin e IAEA për shkelje të paanshmërisë gjatë komenteve për sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore.
Irani paraqet ankesë në OKB kundër kreut të IAEA për qëndrimin ndaj programit bërthamor
Irani paraqet ankesë në OKB kundër kreut të IAEA për qëndrimin ndaj programit bërthamor / TRT Balkan
22 Qershor 2025

Irani ka paraqitur një ankesë zyrtare kundër kreut të organit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi, duke e akuzuar atë për anshmëri dhe pasivitet ndaj sulmeve izraelite ndaj vendit.

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, i quajti komentet e Grossit gjatë sulmeve izraelite ndaj Iranit dhe lokacioneve të tij bërthamore “një shkelje të qartë dhe serioze të standardit të paanshmërisë” që kërkon pozicioni i tij.

Në letrën e tij, Iravani se Grossi nuk ka arritur të "ndërmarrë masa të përshtatshme parandaluese dhe penguese me heshtjen dhe mosveprimin e tij të vazhdueshëm përballë këtyre shkeljeve".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në mëngjes herët tha se forcat amerikane bombarduan tre lokacione bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Sulmi amerikan vjen pas sulmeve ushtarake izraelite të mbështetura nga SHBA-ja ndaj Iranit që nga 13 qershori, që çuan në sulme hakmarrëse nga Teherani.

Që atëherë, autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet iraniane me raketa, ndërkohë sipas autoriteteve iraniane, të paktën 430 persona janë vrarë dhe më shumë se 3.500 të tjerë plagosur në sulmet izraelite në Iran.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us