RAJONI
1 minuta leximi
Kryediplomati i Shqipërisë takon ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë
"Gjatë takimit, të dyja palët kanë theksuar bashkëpunimin dhe lidhjet e frytshme mes Shqipërisë dhe Suedisë, si dhe kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për t'i ruajtur dhe forcuar vlerat demokratike, paqen dhe sigurinë në Evropë".
Kryediplomati i Shqipërisë takon ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë
Kryediplomati i Shqipërisë takon ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë / AA
10 Mars 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur sot në një takim në Tiranë ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë, Jessica Rosencrantz.

Në një njoftim nga ministria, thuhet se gjatë takimit, të dyja palët kanë theksuar bashkëpunimin dhe "lidhjet e frytshme mes Shqipërisë dhe Suedisë", si dhe kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për të ruajtur dhe forcuar vlerat demokratike, paqen dhe sigurinë në Evropë.

Gjithashtu, theksohet se ministri Igli Hasani ka gjetur rastin të shprehë mirënjohjen e Shqipërisë ndaj autoriteteve suedeze për "përkrahjen dhe ndihmën e fuqishme përgjatë viteve për integrimin e Shqipërisë në BE".

"Ndër të tjerash, në takimin me ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka nënvizuar edhe vendosmërinë e Shqipërisë në përmbushjen e procesit të reformave gjithëpërfshirëse dhe transformuese për t’u përafruar në kohën e duhur me standardet evropiane, si dhe rolin e saj si kontribuuese e rregullt në bashkëpunimin, stabilitetin dhe kohezionin e rajonit tonë", thuhet në njoftim.


Gjithashtu, theksohet se Hasani është shprehur se Suedia ka qenë përherë një mbështetëse e pandalshme ndaj Shqipërisë për reformat institucionale, demokratizimin, mirëqeverisjen dhe asistencën teknike gjatë rrugëtimit evropian.


BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us