BIZNES & TEKNOLOGJI
1 minuta leximi
Pronari i TikTok-ut bëhet njeriu më i pasur në Kinë
Pasuria e Zhang Yiming vlerësohet në rreth 60 miliardë dollarë.
Pronari i TikTok-ut bëhet njeriu më i pasur në Kinë
Pronari i TikTok bëhet njeriu më i pasur në Kinë
27 Mars 2025

Themeluesi i ByteDance dhe pronari i aplikacionit TikTok, Zhang Yiming, është bërë njeriu më i pasur në Kinë.

Sipas një indeksi të Bloomberg të publikuar të enjten, Yiming është aktualisht personi i 24-të më i pasur në botë.

Lista e miliarderëve të Forbes dhe "Lista e të pasurve Hurun", të cilat renditin individët më të pasur në Kinë, konfirmuan gjithashtu pozicionin e tij si kinezi më i pasur.

Bloomberg vlerëson pasurinë e tij në 57,5 miliardë dollarë, ndërsa Forbes e vlerëson atë në 65,5 miliardë dollarë.

Zhang Yiming (42) themeloi ByteDance në vitin 2012, dhe vlera e kompanisë tejkaloi 400 miliardë dollarë në janar 2025.

Përveç TikTok-ut, ByteDance zotëron gjithashtu aplikacione të njohura celulare si CapCut, Xigua Video dhe Douyin.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us