RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë: Arrestohen pesë policët e përfshirë në vdekjen e dyshimtë të të riut në Lipjan
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrëmë janë ftuar në IPK për intervistim si të dyshuar pesë zyrtarë policorë (një rreshter dhe katër zyrtarë) lidhur me ndërhyrjen policore.
Kosovë: Arrestohen pesë policët e përfshirë në vdekjen e dyshimtë të të riut në Lipjan
Kosovë: Arrestohen pesë policët e përfshirë në vdekjen e dyshimtë të të riut në Lipjan / TRT Balkan
8 Korrik 2025

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit, janë duke  ndërmarrë veprime hetimore lidhur me vdekjen e një qytetari në Lipjan dhe reagimit të zyrtarëve policorë në këtë incident.

Sipas një njofitmi, dje në orët e vona, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë).

“Pas intervistimit të tyre dhe pas administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, që të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Në kuadër të hetimit pritet të ndërmerren edhe shumë veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident si dhe priten edhe rezultatet e ekzaminimeve përfshirë ato mjeko-ligjore”, thuhet në njoftim.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us