RAJONI
2 minuta leximi
Prishtinë, Kurti mirëpriti ministrin e Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Thomas Byrne
Kurti theksoi rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat në BE për Kosovën, mbi bazën e meritokracisë.
Prishtinë, Kurti mirëpriti ministrin e Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Thomas Byrne
Prishtinë, Kurti mirëpriti ministrin e Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Thomas Byrne / AA
29 Korrik 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Thomas Byrne.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, temat qendrore të bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) dhe Këshillin e Evropës, dhe fuqizimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes.

Kurti e falënderoi për kontributin e Irlandës për paqe dhe siguri në vend përmes pjesëmarrjes në misionin e NATO-s në Kosovë, dhe për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat në BE për Kosovën, mbi bazën e meritokracisë.

Gjithashtu, Kurti ka folur edhe për investimet në mbrojtje dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas kritereve dhe standardeve të vendeve anëtare të NATO-s, dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Irlandën në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në takim gjithashtu u theksua shembulli i mirë që Irlanda përfaqëson në zhvillimin e industrisë së teknologjisë nga i cili mund të përfitojë Kosova, dhe modeli irlandez i organizimit të diasporës, të cilin po e zbaton Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës.

Ministri irlandez Byrne pas takimit me Kurtin është takuar edhe me kryenegociatorin e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, njëherësh zëvendëskryeministër në detyrë, Besnik Bislimi, i cili e informoi ministrin Byrne edhe mbi zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us